VËSHTRIM I ZHVILLIMIT TË FUSHAVE TË DIJES DHE I TERMINOLOGJISË TEKNIKE SHQIPE
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
Shfaqja dhe zhvillimi i fushave të dijes kushtëzohen në radhë të parë nga nevoja që ndjen shoqëria për to dhe si të tilla janë në varësi të kushteve historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale, kulturore e zhvillimi të shoqërisë. Kështu, p.sh., përsa i përket Shqipërisë vetëm në fund të shek. 19-të ishin pjekur kushtet historiko-shoqërore, ekonomiko-sociale e kulturore për shfaqjen dhe zhvillimin e një rrethi, ndoshta të ngushtë, fushash dije, të cilat u zgjeruan ose, më së shumti, u diferencuan më vonë duke dhënë një varg fushash të tjera. Në Kosovë, kushtet historiko-shoqërore ndikuan që të kemi një vonesë në zhvillimin e terminologjisë teknike shqipe pas viti 1970 (me hapjen e Universitetit të Prishtinës). Historia e lindjes dhe e zhvillimit të sistemeve konceptore të fushave të ndryshme të dijes në format empirike në fillesat e tyre dhe, më vonë, shkencore të mirëfillta, tregon se secili sistem konceptor ose, më saktë, një pjesë ose baza e tij është ndërtuar mbi një ose disa baza ose në kombinim me njëra tjetrën, të pranishme edhe sot në masa të caktuara në çdo sistem konceptor dhe që pasqyrohen si të tilla në sistemin përkatës terminologjik si leksik special, çka vihet re në mënyrë të theksuar në terminologjitë teknike të shqipes. Kjo do të thotë se një fushë dije, e ngritur mbi një fushë të caktuar, shërben vetë si bazë për një fushë tjetër.
Authors and Affiliations
Sadete PLLANA, Gani PLLANA
PERIODIZIMI I LETËRSISË SHQIPTARE SIPAS KONCEPTIT TË AKADEMIK REXHEP QOSJES DHE QËNDRIMI NDAJRIKTHIMI TË TË “PËRJASHTUARVE” NGA LETËRSIA
Gjatë shekullit XX, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për hartimin e një letërise shqipe, që nga fillimet e saj e deri në kohët e fundit. Në këtë kointekst, këta libra dhe autorë, kanë bërë përepjekje që të ndjanë në pe...
DIALEKTI SCHWYZERDÜTSCH DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ
This article explains the case of the German Language in Switzerland as an ideal opportunity to understand the depth of Swiss German. Also, the articles briefs the different varieties of expression in Switzerland and the...
GJUHA E TË RINJVE NË RRJETET SOCIALE
Ky studim, i cili ka për objekt studimi gjuhën shqipe në rrjetet sociale kryesisht gjuhën tek të rinjtë , synon të jep një pamje të përgjithshme, sa më tërësore të shqipes së shkruar në rrjetet sociale. Gabimet drejtsh...
PROBLEME TË STANDARDIT NË TERMINOLOGJINË TEKNIKE
Si formim leksikor special i veçantë që ndodhet në zhvillim të pandërprerë standardi në terminologjinë teknike përfshihet në standardin e gjuhës, sidomos në leksikun e saj, me një varg veçorish specifike, që lidhen me na...
LETËRSIA DHE TELEFONI
Studimi në fjalë merr në analizë librin “Hajdegeri, Habermasi dhe Telefoni Mobil” të autorit George Myerson i cili për studim të thelluar dhe shumë aktual ka teknologjizimin në rritje në shekullin 21 dhe shikimin e këtij...