ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI
Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11
Abstract
A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre? Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendrore, gjithmonë për të kthjelluar e interpretuar rolin e vendin e saj në shoqëri ka një qëndrim të dallueshëm tek të katër shkrimtarët. Me orientime letrare e formime në kohë të ndryshme, janë përpjekur t’i komunikojnë lexuesit arketipin e gruas të rënë, të çmendur, fatale, të venitur, të pabarabartë, me tipare dhe karaktere që i përkasin realitetit shqiptar që ndiqet nga një kohë po aq e çmendur, fatale, e venitur dhe e pabarabartë. Objekti esencial i ekzistencës së femrës te këto shkrimtarë, mbart motivin e femrës tipike që i përgjigjet, “pabarazisë gjinore”; “nëpërkëmbjes së identitetit”; “pasjes dhe shkeljes së sensualitetit”; “fisnike dhe e refuzuar”, “seksi i dytë”; “me ambicie që u mbyten dhe u shtypen”, “të dënueshme”. Autorët e ndërtojnë topikën e heroinës përgjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore mbi norma morale të shkelura nga koha, kërkojnë ndryshime strukturash dhe raportesh, ndryshim të formave “burrërore”, ndryshim mentalitetesh, kërkojnë çlirim të gruas, një botë ku gruaja nuk duhet të jetojë vetëm përmes historizmit të rolit të paravendosur si krijesë e dobët .
Authors and Affiliations
Ermira YMERAJ
SKËNDERBEU NË LETËRSINË FRËNGE
Për Skënderbeun janë shkruar një numër i madh veprash të fushave të ndryshme. Libra mbi princin shqiptar filluan të shfaqen në Evropën Perëndimore në fillim të shekullit XVI. Një nga veprat më të hershme të historive mbi...
FIGURA E SKËNDERBEUT MES HISTORISË DHE LETËRSISË- (TREGIMI: ËNDRRA E SKËNDERBEUT) ME AUTOR GJIKË KUQALI
Gjikë Kuqali është autori i tregimit Ëndrra e Skënderbeut, një shkrimtar dhe dëshmor i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Korçë dhe vdiq i pushkatuar nga nazistët në kampin nazist të Prishtinës. Me këtë tregim autori n...
GABIMET DREJTSHKRIMORE DHE GRAMATIKORE NË DISA PORTALE
Në të gjitha fushat gjuha kryen veprimin kryesor. Mirëpo e rëndësishmja është se si përdoret ajo. Me zhvillimin e teknologjive komunikative përdorimi i gjuhës ka pësuar edhe devijime. Duke i lënë anash bisedat e lira on-...
PËRDORIMI I GJUHËS STANDARDE NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË KOSOVË
Në këtë punim trajtohet gjendja aktuale e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në mediat audiovizive në Kosovë dhe synon të jepë një pamje të përgjithshme, sa më tërësore, të shqipes së folur në media e veçanërisht në t...
CA REFLEKTIME GJUHËSORE PËR ECURINË E NATYRSHME TË SHQIPES
Pas sajimit të alfabetit të gjuhës shqipe me Kongresin e Manastirit, në vitin 1908, gjuha është zhvilluar natyrshëm dhe ashtu si çdo gjuhë tjetër e gjallë. Për një perkurs dhe studim të saj prej asaj kohe e këtej, neve s...