PËRDORIMI I GJUHËS STANDARDE NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË KOSOVË

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Në këtë punim trajtohet gjendja aktuale e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në mediat audiovizive në Kosovë dhe synon të jepë një pamje të përgjithshme, sa më tërësore, të shqipes së folur në media e veçanërisht në televizion. Përmes këtij punimi, gjithashtu, do të paraqitet gjendja aktuale e zbatimit të normës drejtshqiptimore të shqipes standarde në emisionet e drejtpërdrejta televizive që janë zgjedhur si mostër analize për këtë punim. Para se të hyjmë në analizë emisionesh, duhet rikujtuar faktin se televizioni, si medium audioviziv shumë i përhapur, ka rëndësi të madhe në edukimin e drejtë të kulturës së të folurit. Prandaj, me të drejtë thuhet se, gjuha e folur e mirë është ajo gjuhë që dëgjohet në radio dhe në televizion. Gjatë hulumtimit për këtë punim kemi vërejtur se gjuha e folur në mjetet audiovizive në Kosovë, paraqet një lloj të veçantë, me një fjalor karakteristik, i cili në të shumtën e rasteve na realizohet në varietetin jostandard të shqipes. Përpos përdorimit të varietetit jostandard në gjuhën e mediave na paraqiten edhe fjali me struktura jo të drejta të gjuhës shqipe. Si korpus të analizës sonë kemi marrë emisionine drejtpërdrejt “Imazh” në Televizionin publik të Kosovës (RTK), si dhe emisionin “Interaktiv” në Koha Vizion (KTV). Nga këtoemisione kem zgjedhur për mostër analizimi disa edicione, për të cilat kemi vlerësuar se pasqyrojnë më së miri, nivelin dhe shkallën e respektimit të standardit gjuhësor në të folur, brenda këtyre emisioneve televizive me një shikueshmëri jo të vogël të audiencës. Analizën e këndvështrimit tonë e kemi bazuar në emisionet e drejtpërdrejta, aty ku nuk mund të ndërhyjë redakroti gjuhësor, prandaj, në këtë punim, janë përjashtuar emisionet, të cilat mund të redaktohen, sepse në këtë rast, ato dalin si diskurse publike në gjuhën standarde, dhe jo si gjuha e tyre e përdorur qoftë me varietete lokale, qoftë pa to. Meqë e kemi të njohur faktin se gjuha e folur në mediat audiovizive mund të analizohet në fusha të ndryshme, punimin tonë e kemi konceptuar dhe strukturuar në analizimin e disa dukurive fonetike, morfologjike dhe sintaksore.

Authors and Affiliations

Albulena ALIDEMA

Keywords

Related Articles

SHMANGIA E PËRDORIMIT TË GJUHËS LETRARE SHQIPE NË MEDIAT SHQIPTARE

Mediat, si mjete bashkëkohore të shprehjes dhe komunikimit kulturor e gjuhësor, përbëjnë një nga hapësirat e detyrueshme ku shqipja standarde duhet të zotërohet e të promovohet. Me njësimin e shqipes në Kongresin e Drejt...

FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES

Pa dyshim se burimi i të gjitha informatave mbi jetën dhe bëmat e Skënderbeut është vepra e Barletit “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit epirotas”. Shekulli XV ishte paralajmërues i shumë ndryshimeve hi...

NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT

Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shko...

RRETH STANDARDIT TË SHQIPES NË MEDIA

Ky punim ka për qëllim të trajtojë nivelin e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në media duke shpalosur disa nga shmangiet më të shpeshta nga norma e standardit të cilat shfaqen në gjuhën e shkruar të mediave elektr...

LUFTA KUNDËR MONUMENTEVE NË TETOVË GJATË VITEVE 30 TË SHEKULLIT XX

Autoritetet serbe gjatë viteve '30 të shekullit XX sajonin shkaqe të ndryshme që t'i rrënonin monumentet kulturore dhe historike në Tetovë. Kundër vendimit për rrënimin e Hamamit të Tetovës dhe Urës së Gurit kishin reagu...

Download PDF file
  • EP ID EP656250
  • DOI -
  • Views 157
  • Downloads 1

How To Cite

Albulena ALIDEMA (2019). PËRDORIMI I GJUHËS STANDARDE NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË KOSOVË. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 232-238. https://www.europub.co.uk/articles/-A-656250