FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Pa dyshim se burimi i të gjitha informatave mbi jetën dhe bëmat e Skënderbeut është vepra e Barletit “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit epirotas”. Shekulli XV ishte paralajmërues i shumë ndryshimeve historike dhe politike në hartën evropiane dhe ballkanike. Perandoria osmane e fuqizuar tashmë, kishte kohë që po përgatitej për ndërhyrje ambicioze ushtarake në tokat shqiptare, me theks të veçantë bregdetin e Shqipërisë, prej ku synonte të dilte në Romë. Këto ndërhyrje sollën ndryshime të dhimbshme për popullin e Arbrit në mesjetë. Marrja peng e djemve të Gjon Kastriotit ishte kthesa e fuqishme e fatit të Arbërisë drejt një rruge të kalvarit pesëshekullor deri në Pavarësi. Vepra e Marin Barletit reflekton ankthin, shpresën, krenarinë dhe pritjet e shqiptarëve dhe të tjerëve, për figurën e Skënderbeut si shpëtimtar. Historia e Skënderbeut, nga Barleti krijon përgjigje të thella universale ndaj veprës së tij, e vështruar nga aspekti antropologjik, kulturor dhe kombëtar, ai zbulon shqetësimet e zakonshme njerëzore e kombëtare, për mbrojtjen e tokës, gjuhës, kulturës dhe qenies shqiptare dhe jo vetëm. Libri pasqyron përvojën e jetës, vdekjes, rilindjes dhe triumfit të shpirtit shqiptar mbi ekspansionin turk në tokat arbërore. Skënderbeu është imazhi arketipor i gjithë shqiptarëve në vetëdijen turke dhe të tjerëve. Marrja peng e djemve, është gjithashtu ngjarje arketipore e të gjitha kohërave. Vepra e Barletit është burimi i vetëm i një historie rrënqethëse dhe krenare, e cila do të shpërndajë rrezet e një të vërtete historike dhe artistike për veprat e shumë autorëve shqiptarë dhe të huaj mbi bëmat e Skënderbeut. Ajo do t’i bashkojë rrëfimet e një kulture, me një tjetër dhe rrëfimet e një shkrimtari me një tjetër, duke u mbështetur në faktet historike dhe reale të veprës së Barletit. Duke filluar nga Frang Bardhi, Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Fan Noli, e deri te Henry Longfellow, e Përliçevi, Ivan Kukuljeviç Sakcinski, Ivan Gunduliç, madje edhe Vivaldi e Francouer, me operën për Skënderbeun. Ai do të bëhet frymëzim edhe për piktorët, skulptorët, muzikantët, shkrimtarët e klerikët si Giammaria Biemmi, Papa Piu, historianët, poetët e filozofët Ludvig Holberg, Sir William Temple, i përfshirë si personazh hero në përmbledhjen me përralla të Giambatista Basile, shkrimtarit italian të shek XVII, Camille Paganell, etj. I krahasuar me shtatë njerëzit më të rëndësishëm por pa kurorë mbretërore, në kohëra të ndryshme të historisë, si: Belisarius, Flavius Aetius, John Hunyadi, Gonzalo Fernández de Córdoba, Alexander Farnese dhe William-i i Qetë.

Authors and Affiliations

Emine SHABANI

Keywords

Related Articles

NJËSIMI I ALFABETIT GUR THEMELI PËR NJËSIMIN E GJUHËS DHE TË KOMBIT

Katër janë ngjarjet themelore kombëtare që kanë krijuar një shtrat të qëndrueshëm dhe koherent në njësimin e gjuhës dhe të kombit. Ato janë Kongresi i Manastirit, Kongresi i Elbasanit dhe Normalja, Komisia Letrare e Shko...

STRATEGJIA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE E SKËNDERBEUT PËR NJË KRYQËZATË KUNDËR SHTETIT OSMAN

Në shekullin XV fuqia e Shtetit Osman ishte në rritje e sipër, përderisa Perandoria e “famshme” Bizantine funksiononte vetëm brenda mureve të Konstantinopojës. Dhe pikërisht kjo është koha kur Skënderbeu, i marrë peng si...

GABIMET DREJTSHKRIMORE DHE GRAMATIKORE NË DISA PORTALE

Në të gjitha fushat gjuha kryen veprimin kryesor. Mirëpo e rëndësishmja është se si përdoret ajo. Me zhvillimin e teknologjive komunikative përdorimi i gjuhës ka pësuar edhe devijime. Duke i lënë anash bisedat e lira on-...

ROLI I MEDIEVE NË MBULIMIN AKTIVITETEVE ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE NË MEDIET VENDOR GJATË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2014-TË

Një prej temave që zë vend të rëndësishëm në diskursin politik, por edhe atë të opinionkrijuesve, e që nxitë debate të vazhdueshme, është tema mbi mediet dhe rolin e tyre gjatë fushatës zgjedhore . Roli i medieve është...

SKËNDERBEU, SHPIRTMADHI NË VEPRIM

Shumë herë është bërë pyetja: A do të kujtoheshin të bëmat e Magelanit nëse nuk do të ishte Pigafeta, ky kronist gjenial, që foli për itinerarin e udhëtimeve të marinarit të krisur, i cili e ndryshoi kuptimin për botën?...

Download PDF file
  • EP ID EP656158
  • DOI -
  • Views 204
  • Downloads 0

How To Cite

Emine SHABANI (2019). FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 20-25. https://www.europub.co.uk/articles/-A-656158