STRATEGJIA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE E SKËNDERBEUT PËR NJË KRYQËZATË KUNDËR SHTETIT OSMAN

Journal Title: ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology - Year 2019, Vol 6, Issue 11

Abstract

Në shekullin XV fuqia e Shtetit Osman ishte në rritje e sipër, përderisa Perandoria e “famshme” Bizantine funksiononte vetëm brenda mureve të Konstantinopojës. Dhe pikërisht kjo është koha kur Skënderbeu, i marrë peng si fëmijë, i shkolluar dhe i përgatitur në shkollat ushtarake osmane, do të kalojë nga kampi Osman në kampin Evropian. I përgatitur në aspektin politik, ushtarak dhe diplomatik, Gjergj Kastrioti përmes sukseseve në fushëbeteja të luftës do të përpiqet të imponohet te Evropianët, si faktor kryesor për t’u vënë në krye të një organizimi ushtarak evropian që synohej të organizohet kundër Omanëve. Duke e njohur mirë forcën ushtarake të Osmanëve, Gjergj Kastrioti përpiqej ta shfrytëzojë potencialin ushtarak evropian për të krijuar Shtetin Shqiptar, projekt i cili do të shndërrohet në kauzë kombëtare shqiptare për liri në shekujt e ardhshëm. Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një strateg i përkryer ushtarak, por ishte dhe një strateg politikdhe një diplomat i shquar. Ai tregoi aftësi të jashtëzakonshme mobilizuese të potencialeve njerëzore dhe materiale, si tek radhët e masave të gjera, ashtu dhe të elitës politike. Fjala e Gjergj Kastriotit, më 28 Nëntor 1443, se “Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu”, ishte një kushtrim mobilizues i masave popullore, ndërkaq në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, Ai i drejtohej elitës politike shqiptare të kohës, duke krijuar kështu vetëdijen e përbashkët arbërore shtetformuese për kauzën kombëtare.

Authors and Affiliations

Zeqirja Rexhepi

Keywords

Related Articles

FEJA DHE KOMBI

Feja dhe kombi janë dy nocione sa përbashkuese, aq dhe përveçuese për grupime të ndryshme sociale, gjer dhe për individë të ndryshëm, ateistë ose jo. E para ka të bëjë më shumë me identitetin shpirtëror, i dyti e tejkalo...

ASPEKTE TË SHPËRFAQJES SË KËNGËS DHE VALLES SË DASMËS GJAKOVARE NË RRJETET SOCIALE

Ceremoniali i dasmës përgjithësisht është sintezë e artit me veprimtarinë praktike të këngës folklorike me muzikën, vallen, me lojërat popullore, urimeve me ritin, ceremoninë etj. Ceremoniali i dasmës përbën një lloj të...

LETËRSIA DHE TELEFONI

Studimi në fjalë merr në analizë librin “Hajdegeri, Habermasi dhe Telefoni Mobil” të autorit George Myerson i cili për studim të thelluar dhe shumë aktual ka teknologjizimin në rritje në shekullin 21 dhe shikimin e këtij...

ARKETIPI I HEROINËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI

A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre? Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendr...

PROBLEME TË STANDARDIT NË TERMINOLOGJINË TEKNIKE

Si formim leksikor special i veçantë që ndodhet në zhvillim të pandërprerë standardi në terminologjinë teknike përfshihet në standardin e gjuhës, sidomos në leksikun e saj, me një varg veçorish specifike, që lidhen me na...

Download PDF file
  • EP ID EP656156
  • DOI -
  • Views 197
  • Downloads 0

How To Cite

Zeqirja Rexhepi (2019). STRATEGJIA POLITIKE DHE DIPLOMATIKE E SKËNDERBEUT PËR NJË KRYQËZATË KUNDËR SHTETIT OSMAN. ALBANOLOGJIA - International Journal of Albanology, 6(11), 15-19. https://www.europub.co.uk/articles/-A-656156